"Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces është i pakthyeshëm", ka thënë sot në Bruksel, ministri i Jashtëm Skender Hyseni në një seancë të veçantë të Grupit Drejtues Ndërkombëtar.
Siç njofton ministria e Jashtme në Prishtinë, Hyseni ka theksuar se rikonfigurimi i UNMIK-ut nuk po ecën me shpejtësinë që ka dëshiruar pala kosovare.
"EULEX-i duhet të jetë i pranishëm në tërë Kosovën sa më parë që të jetë e mundur, për të ndihmuar dhe mbikqyrur realizimin në teren të Planit gjithpërfshirës të presidentit Ahtisari", ka thënë shefi i diplomacisë kosovare.
Sa u përket gjashtë pikave të negociuara ndërmjet OKB-së dhe Serbisë, Hyseni ka thënë se Prishtina i konsideron si problematike dhe joracionale, prandaj edhe janë refuzuar.
"Ruajtja e karakterit unitar dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës është e domosdoshme dhe e pazëvendësushme", tha Hyseni, duke ftuar shtetet që përbëjnë Grupin Ndërkombëtar Drejtues që kjo të respektohet.