Pakistan: Vriten 40 militantë

Forcat pakistaneze vranë 40 luftëtarë islamistë në Bajaur, një nga rajonet fisnore.

Në të tjera zhvillime nga një sulm vetvrasës në po atë rajon janë vrarë 9 persona, përfshi dhe drejtuesin e një force fisnore pro qeveritare.

Nga gushti i kaluar nga ofensiva e trupave qeveritare në rajonin e Bajaurit janë vrarë 1500 militantë dhe 73 ushtarë.