Edhe pse buxheti i këtij viti ishte cilësuar si i vogël dhe i pamjaftueshëm, ai prapë ka pësuar suficit miliona eurosh. Zyrtarë të qeverisë nuk dëshirojnë të japin shifra se sa llogaritet suficiti, por, sipas ekspertëve të ekonomisë, 150 milionë euro llogariten mjete të pashpenzuara nga buxheti i këtij viti.
Ibrahim Rexhepi thotë se mosshfrytëzimi i buxhetit, është keqmenaxhim, joprofesionalizëm dhe papërgjegjësi.
“Realisht, është një proces që zgjat me vite të tëra, ku vitin e kaluar kanë qenë mbi 300 milionë euro, tash në nëntë muajt paraqiten dallime në mes shpenzimeve dhe të hyrave për 170 milionë euro”.
“Nëse flasim për mënyrën e menaxhimit, duhet të kemi parasysh se edhe pamundësia dhe mosdija e shfrytëzimit të mjeteve buxhetore, është keqmenaxhim. Kështu që sido që të thuhet, a është planifikim i dobët apo mosdije e menaxhimit të këtyre mjeteve, përsëri dihet se këtu pëson popullata, pëson ai që ka paguar këto tatime”, thotë Rexhepi.
Safet Gërxhaliu, nga Oda Ekonomike e Kosovës, thotë se është vështirë të kuptohet ky suficit, kur Kosova ballafaqohet me gjendje të vështirë ekonomike, me krizë sociale, me shkallë të lartë të papunësisë dhe me mungesë të infrastrukturës.
"Shqetësues është fakti se çdo vit fillon me një ankim dhe me një pakënaqësi institucionale, kinse Kosova nuk ka buxhet të mjaftueshëm për të zbatuar projektet përpara. Mirëpo, gjithmonë ndodh që në fund të kemi 200-250 milionë suficit, që është vërtet një realitet shqetësues“.
"Kjo dëshmon mosefikasitetin qeveritar, kjo dëshmon joposedimin e projekteve konkrete, të cilat duhet të financohen. Kjo dëshmon edhe faktin se nuk kemi vizion të qartë se si duhet të zbatohen projektet kapitale“, shprehet Gërxhaliu.
Megjithatë, ekspertët shprehin shqetësimin e tyre se deri në fund të vitit mjetet e pashfrytëzuara mund të keqpërdoren. Safet Gërxhaliu thotë se kjo dukuri është shprehur për çdo vit.
"Kjo është një dukuri që është shumë reale në Kosovë, mirëpo shumë më tepër një dukuri me të cilën mund të merret prokuroria dhe Agjencia Anti-korrupsion. Por, duke pasur parsysh faktin se në Kosovë ndodh gjithçka dhe nuk jep përgjegjësi askush, nuk besoj se do të ketë efekte pozitive“, thotë Gërxhaliu.
Ndërkaq, Ibrahim Rexhepi, duke mos e përjashtuar edhe dukurinë e keqmenaxhimit, thotë se gjatë kësaj periudhe do të bëhen pagesa të përshpejtuara.
"Është një dukuri shumë e shpeshtë që ka ndodhur pothuajse çdo vit, kur në nëntor dhe në dhjetor bëhen pagesa më të mëdha në kategorinë e shpenzimeve të investimeve kapitale. Tek shpenzimet tjera janë shpenzime të zakonshme, që për çdo muaj e kanë një kontum, do të thotë për paga apo për subvencione tjera, që janë si për pensione“, thekson Rexhepi.
Ndryshe, derisa Qeveria e Kosovës për këtë vit kishte ndarë 370 milionë euro për shpenzime kapitale dhe nuk ka arritur t’i shpenzojë, për vitin 2009 qeveria ka ndarë 430 milionë euro për investime kapitale.
Në këtë kuadër, Fondi Monetar Ndërkombëtar, por edhe institucione të tjera financiare ndërkombëtare, vazhimisht ia kanë tërhequr vërejtjen qeverisë për keqmenaxhimin e parasë publike, pasi që edhe përballë buxhetit të vogël, çdo vit buxheti ka mbetur i pashpenzuar.