Sindroma e "Luftës së Gjirit" prek 175 mijë ushtarë

Sindroma e "Luftës së Gjirit" është një sëmundje nga e cila janë prekur mbi 175 mijë ushtarë amerikanë, që u janë ekspozuar lëndëve toksike gjatë luftës së vitit 1991 në Gjirin Persik.

Raporti më i fundit i hartuar me kërkesën e Kongresit amerikan, hap rrugën për ndihmë ndaj veteranëve që janë prekur nga kjo sindromë.