Plani gjashtëpikësh ofron një bazë të mirë për shtrirjen e misionit të EULEX-it në gjithë territorin e Kosovës, ka thënë në Prishtinë, ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit për çështje politike, Daniel Fried.
Plani gjashtëpikësh ofron një bazë për shtrirjen e EULEX-it në gjithë territorin e Kosovës, thotë ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit për çështje politike, Daniel Fried. Ai thotë se e kupton dhe respekton pozicionin e autoriteteve shtetërore të Kosovës që e kundërshtojnë gjashtëpikëshin, por njëherësh deklaroi se rihapja e diskutimeve për gjashtëpikëshin, nuk është zgjidhje dhe se i tërë procesi tash duhet të orientohet në shtrirjen sa më të shpejt të EULEX-it.
Diplomati amerikan nuk e ka thënë preras se e mbështet apo jo shtrirjen e EULEX-it mbi bazën e gjashtëpikëshit përkundër kundërshtimeve të Prishtinës, por thotë se plani i OKB-së i negociuar me Beogradin, siguron shtrirjen e EULEX-it në çdo pjesë të Kosovës, dhe kjo sipas tij, është më se e nevojshme në këtë moment.
“Plani gjatëpikësh para së gjithash është kalimtar dhe nuk është i përhershëm. Disa pjesë të tij janë harmonizuar dhe kanë marrë parasysh shqetësimet diplomatike, por një pjesë tjetër e këtij plani do të sjellin përmirësim të dukshëm në gjendjen aktuale”, tha Fried.
“Andaj ne do të ecim përpara mbi bazat e partneritetit dhe mbështetjes së qeverisë së Kosovës, por edhe mbi bazat e marrëveshjes sonë që EULEX-i duhet të shtrihet në gjithë territorin e Kosovës. Fried, tha se është e rëndësishme që Kosova është shtet i pavarur, unik dhe që EULEX-i po shtrihet në gjithë Kosovën pa përjashtim. Kurse bisedimet e mëtutjeshme për shtrirjen e EULEX-it ai tha se duhet të bazohen në marrëveshjen për shtrirjen e këtij misioni.
“Nëse mendojmë se problemi mund të zgjidhet me hapjen e bisedimeve për gjashtëpikëshin, unë do të dëshiroja që të hapej kjo çështje, por unë nuk mendoj se kjo mund të arrihet. Kështu që mendoj se mënyra më e mirë është që të fillohet me shtrirjen e EULEX-it, kurse EULEX-i ta pranoj dhe konsultohet me qeverinë e Kosovës si një qeveri e një shteti të pavarur, sovran dhe unik”, tha Fried.
Daniel Frid e ka siguruar Prishtinën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe do të mbeten mike të Kosovës, duke u dërguar mesazhe kosovarëve se amerikanët i mbajnë dhe nuk i shkelin premtimet e dhëna.
Në anën tjetër, liderët kosovar, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi përsëritën qëndrimet e tyre se e kundërshtojnë planin gjashtëpikësh. Sejdiu përsëriti sërish pozicionin e Prishtinës se mbështetet shtrirja e EULEX-it, por mbi bazat e Kushtetutës së Kosovës dhe planit të Ahtisaarit.
“Duke e shprehur qëndrimin tonë të qartë për gjashtëpikëshin, si një dokument që për Prishtinën si i tillë nuk pranohet. Besojmë në mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ti japin Kosovës në këtë proces të madh, por natyrisht edhe vendet e BE-së, duke e pas parasysh se Kosova e ka një perspektivë të zhvillimit edhe në procese të integruese në BE dhe në NATO”, tha Sejdiu.
Ndërkohë, kryeministri Thaçi tha se institucionet e Kosovës do ta respektojnë vendimin për Kosovën e pavarur, si një vendim unik me faktorin ndërkombëtar, por duke e kundërshtuar planin gjashtëpikës.
“Edhe tash jemi për dialog. I japim mbështetje të plotë EULEX-it, por kemi prezantuar me besimin më të lartë edhe qëndrimin e institucioneve shtetërore të Kosovës për gjashtëpikëshin që është i papranueshëm për institucionet e Republikës së Kosovës dhe popullin e Kosovës”, theksoi Thaçi.
Sidoqoftë, Sejdiu dhe Thaçi nuk janë ndërlidhën në atë që e tha diplomati amerikan, se zgjidhja nuk shihet në ri-hapjen për bisedime të këtij plani, por në fillimin e shtrirjes së EULEX-it. Prishtina zyrtare e ka refuzuar planin gjashtëpikësh të Ban ki Moon-it duke konsideruar se ai cenon tërësinë dhe integritetin e Kosovës dhe nuk siguron zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës në gjithë hapësirën e vendit.