Obama: Prioritet do jenë ekonomia dhe siguria

Presidenti i zgjedhur amerikan, Barack Obama tha se ekonomia dhe siguria kombëtare do të jenë prioritetet kryesore të tij kur ai do ta marrë zyrën në janar.

Ai i bëri këto komente në intervistën e parë televizive që nga fitorja në zgjedhjet.

Obama premtoi shërim të industrisë automobilistike.

Ai gjithashtu u zotua se do t'i plotësojë premtimet e dhëna gjatë fushatës, si reduktimi i trupave amerikane në Irak, stabilizimi i Afganistanit dhe "shkuljen e Al Kaedas njëherë e përgjithmonë".

Obama gjithashtu i konfirmoi raportet se ai synon të mbyllë qendrën e paraburgimit të Guantanamo Bay, dhe të sigurohet se në Shtetet e Bashkuara më nuk do të ketë torturë.