Gjeorgji: Sulmohen vëzhguesit e BE-së

Vëzhguesit e dërguar nga Bashkimi Evropian për të mbikqyrur armëpushimin në Gjeorgji njoftojnë se janë qëlluar pranë rajonit të Abkazisë.

Sulmi, sipas vëzhguesve evropianë erdhi derisa ata po hetonin vrasjen e një polici gjeorgjian pranë kufirit faktik me Abkazinë.

Misioni i BE-së ka kërkuar nga autoritetet në Abkazi të hetojnë incidentin, që është cilësuar si "i papranueshëm".