Vërejtjet e Raportit të fundit të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën duhet të merren seriozisht dhe të trajtohen në mënyrën e duhur nga institucionet kosovare. Kështu u tha në "Konferencën mbi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën", të organizuar nga Klubi për Politikë të Jashtme në Prishtinë, ku u diskutua edhe mbi progresin që ka bërë Kosova në aspektin e integrimit dhe përmbushjes së standardeve evropiane.
Autoritetet e Bashkimit Evropian u bëjnë thirrje institucioneve të Kosovës të marrin parasysh mangësitë e evidentuara në raportin e fundit të Komisionit Evropian për Kosovën, i cili u publikua kohë më parë.
Ata thonë se plotësimi i kritereve politike, ekonomike, si dhe forcimi i sundimit të ligjit, do të afrojnë Kosovën kah strukturat euro-atlantike. Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Renzo Daviddi, shpjegon pritjet që ky mekanizëm ka nga Kosova për javët dhe muajt e ardhshëm.
"Ne presim që autoritetet e Kosovës t'i marrin parasysh të gjeturat e raportit për të implementuar reformat kyçe, të cilat do ta sillnin Kosovën më afër Evropës. Ajo çka ne ofrojmë, janë dy gjëra: e para ka të bëjë me sforcimin e dialogut me autoritetet vendore - dialog ky të cilin përpiqemi ta zhvillojmë brenda kornizave të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, gjë që do të sjellë dhe diskutime të reja teknike; e dyta ka të bëjë me lansimin e një studimi të fizibilitetit, që do t’i mundësojë Kosovës të lëvizë përpara", thotë Daviddi.
Raporti i Progresit i Komisonit Evropian, ndër të tjera, vë në pah mungesën e komunikimit ndërmjet grupeve etnike në Kosovë, problemin e strukturave paralele, vështirësitë në zhvillimin ekonomik të vendit, pastaj ekzistimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, njofton se ekzekutivi kosovar tashmë ka iniciuar hartimin e strategjive për luftimin e këtyre dukurive negative.
"Në takimin e fundit të qeverisë kemi marrë vendim që të hartohet strategjia për luftë kundër krimit të organizuar; është në fazën finale strategjia për luftën kundër korrupsionit. Aktori i parë që mund të luftojë krimin e organizuar, është qeveria", shprehet Kuçi.
Partitë opozitare në Kosovë, të cilat edhe para publikimit të raportit kishin tërhequr vërejtjen për mangësi në sektorë të ndryshëm theksojnë nevojën për hartimin e planeve konkrete, me të cilat do të përmirësohej gjendja në vend. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të marrë seriozisht vërejtjen e mekanizmave të BE-së në Kosovë dhe të krijojë një komunikim të qëndrueshëm me këta mekanizma.
"Sundimi i ligjit duhet të jetë prioritar dhe integrimet evropiane, sikurse të gjeturat në raport, duhet të merren seriozisht. Dhe, partneriteti me zyrën e BE-së në Kosovë dhe me përfaqësuesin e komisionarit këtu duhet të jetë operacional edhe në planin veprues, jo vetëm atë protokolar", konsideron Haradinaj.
Ndërkohë, numri dy i ekzekutivit kosovar, Kuçi, beson se autoritetet vendore do t'i trajtojnë me përgjegjësi problemet aktuale, duke vepruar në përputhje me standardet evropiane.
"Sfida kryesore është aktiviteti më i madh për plotësimin e kritereve politike në ndërtimin e institucioneve të reja, në ngritjen e kapaciteteve administrative në institucionet ekzistuese, reformat adekuate në ekonomi, si dhe plotësimi i kritereve të standardeve evropiane", mendon Kuçi.
Raporti vjetor i Komisonit Evropian, ndonëse përmend edhe zhvillimet pozitive që kanë ndodhur në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë së vendit, në fakt është cilësuar si raport kritik. Pjesë e kritikave që u janë adresuar institucioneve të Kosovës janë edhe mosfunksionimi adekuat i sistemit gjyqësor, ndërhyrjet politike në institucionet e pavarura, presioni politik në media dhe të tjera.