Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës thonë se refuzimi i planit 6-pikësh nuk do ta konfrontojë Prishtinën me bashkësinë ndërkombëtare. Presidenti dhe kryeministri ritheksuan se nuk ekziston asnjë mundësi që Prishtina të pajtohet me këtë plan.
Pranimi i planit gjashtëpikësh e cenon seriozisht integritetin e Kosovës, thonë udhëheqësit më të lartë vendorë, duke rikonfirmuar pozicionet e tyre kundër aprovimit të këtij plani.
Pas takimeve të fundit që kanë zhvilluar me përfaqësuesit e vendeve të Quint-it dhe BE-së, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi e kanë përjashtuar çdo mundësi që Kosova ta pranojë këtë plan të OKB-së dhe Beogradit, të mbështetur edhe nga BE-ja, për shtrirjen e EULEX-it dhe për pezullimin e zbatimit të Kushtetutës së Kosovës nëpër vendbanimet serbe.
Presidenti Sejdiu e ftoi BE-në që ta shtrijë misionin e vet në gjithë territorin e Kosovës, konform planit të Ahtisaarit dhe Kushtetutës.
“Është një ofertë apo një projekt të cilin e kemi refuzuar si të tillë, në elemente substanciale që janë të papranueshme për Kosovën. Dëshirë e jona është që EULEX-i të shtrihet sa më shpejt në Kosovë dhe në gjithë shtrirjen territoriale të Kosovës. Prandaj, ne nuk jemi ata që në një formë apo formë tjetër mund të quhet se po e zhargisim procesin, jo”, tha Sejdiu.
Ndërkaq, kryeministri Hashim Thaçi thotë se refuzimi i planit gjashtëpikësh është zgjidhje e vetme për Prishtinën, pasi që pranimi i këtij plani, sipas tij, do ta cenonte integritetin e Kosovës. Thaçi tha se institucionet nuk mund të pranojnë një plan të tillë, i cili shkon drejtpërdrejt në dëm të Kosovës dhe qytetarëve të saj.
“Mospranimi i gjashtëpikëshit nuk nënkupton ndarje të territorit të Kosovës; ky është mashtrim. Përkundrazi, pranimi në përmbajtjen dhe formën aktuale nënkupton rrezik për të ardhmen e tërësisë territoriale të vendit tonë. Ne do të marrim vendime që janë plotësisht në përputhshmëri me interesat jetike të shtetit dhe vullnetit të popullit të Kosovës”, deklaroi Thaçi.
Kundërshtimi i planit gjashtëpikësh, i cili, mes tjerash, parasheh një lloj pezullimi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në vendbanimet serbe dhe shtrirjen e EULEX-it si mision neutral që e zbaton vetëm Rezolutën 1244 dhe rregulloret e UNMIK-ut, sipas kryeministrit Thaçi, nuk do ta konfrontojë Kosovën me partnerët e saj në bashkësinë ndërkombëtare.
Thaçi rikujtoi se Prishtina e ka ftuar BE-në në disa raste edhe zyrtarisht që ta shtrijë misionin e vet në Kosovë.
“Do të ketë bisedime edhe në të ardhmen me bashkësinë ndërkombëtare, por të gjitha këto biseda do të shkojnë në drejtim të arritjes së zgjidhjes më të mirë të mundshme dhe më të implementueshme të mundshme në tërë territorin e Kosovës; pra, respektimin e Prishtinës, të institucioneve të saj shtetërore, respektimin e të gjitha dokumenteve që i kemi nxjerrë gjatë këtij viti. Nuk ka dhe nuk do të ketë konfrontim me komunitetin ndërkombëtar, por do të ketë ide, propozime, sugjerime të Prishtinës për të ardhmen”, tha Thaçi.
Presidenti dhe kryeministri i Kosovës, këto ditë, kanë zhvilluar një seri takimesh me përfaqësuesit ndërkombëtarë, por të cilat kanë rezultuar pa ndonjë përafrim qëndrimesh lidhur me planin gjashtëpikësh.
Ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që presioni diplomatik të rritet dhe ditëve të ardhshme Kosovën ta vizitojë ndonjë delegacion apo zyrtar i lartë nga Brukseli, në përpjekje që të arrihet ndonjë harmonizim i mundshëm. Sidoqoftë, udhëheqësit kosovarë thonë se nuk shohin asnjë mundësi që ky plan në formën e tashme të mund të jetë bazë e ndonjë marrëveshjeje eventuale.