Obama, Bush do takohen në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i zgjedhur amerikan, Barack Obama do të bëjë vizitën e tij të parë në Zyrën Ovale.

Takimi i tij me presidentin George Bush në Shtëpinë e Bardhë do të jetë biseda e tyre e parë që nga zgjedhjet presidenciale.

Bush dhe Zonja e Parë, Laura Bush do të përgëzojnë Obamën dhe gruan e tij, Michelle, përpara se Bush dhe Obama të zhvillojnë bisedime private mbi çështjet si kriza ekonomike dhe luftërat në Irak dhe Afganistan.

Dje, njeriu, i cili merret me përgatitjet e Obamës për Shtëpinë e Bardhë tha se presidenti i zgjedhur do të përdorë pushtetin ekzekutiv për të bërë ndryshime të shpejta kur ta marrë zyrën në janar.

John Podesta tha se Obama se mund të kthejë mbrapshtë ndalesën e presidentit Bush për hulumtim të qelizave embrionale dhe të eksplorimit të naftës.