Ministri Hyseni ka udhëtuar drejt Nju Jorkut

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni, ka udhëtuar sot për në Nju Jork, ku do të jetë i pranishëm në mbledhjen e rradhës së Këshillit të Sigurimit që mbahet më 11 nëntor.
Në një njoftim nga kabineti i ministrit Hyseini thuhet se takimi i Këshillit të Sigurimit është mbledhje periodike në të cilën raportohet për Kosovën.
"Nëse formati zyrtar i mbledhjes e lejon, ministri Hyseni është i gatshëm të marrë fjalën në këtë mbledhje. Fjala e tij do të përqendrohet kryesisht në zhvillimet dhe progresin e Kosovës në të gjitha fushat, në periudhën mes dy mbledhjeve të Këshillit të Sigurimit", thuhet në këtë njoftim.