EPOKA E RE
Opozita kosovare vlerëson se Raporti për Kosovën i Komisionit Evropian pasqyron gjendjen reale në Kosovë, ku mungon gatishmëria e institucioneve për të luftuar krimin dhe korrupsionin, ndërsa theksuan së raporti duhet të merret me shumë seriozitet nga ana e institucionve kosovare, në mënyrë që gjendja të përmirësohet. Sipas tyre, pasqyrë reale për gjendjen në Kosovvë paraqitet sidomos për ngecjet në luften kunder krimit të organizuar, korrupsionit, sistemit të dobët gjyqësor e administrativ. Ibrahim Makolli, nënkryetar i Aleancës Kosova e Re, tha se raporti i Komisionit Evropian është raport mjaft faktik dhe të gjeturat në të janë reale. Ndërsa, Lulëzim Zeneli, shef i Grupit Parlamentar të Partisë Lidhja Demokratike e Dardanisë, tha se mungesa e vizionit, vullnetit politik dhe e veprimeve konkrete të Qeverisë së Kosovës për të luftuar dukuritë negative, janë probleme serioze për shoqërinë kosovare...
EXPRESS
Zenun Pajaziti,ministër i Punëve të Brendshme, ka ëmëruar panelin që do të merret me përzgjedhjen e kandidatëve për postet e drejtorit të përgjithshëm të policisë dhe zëvendësit të tij. Kryetar i panelit është Eshref Shabani, sekretar i përhershëm në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, kurse zëvendësi i tij është Hajdin Ramadani, sekretar i përhershëm në Ministrinë e Shërbimeve Publike. Ky panel përbëhet edhe prej tre anëtarëve, të cilët, sipas ligjit, i kanë propozuar komunat e Kosovës, ndërkohë që ministri Zenun Pajaziti ka përzgjedhur tre prej tyre dhe ata vijnë nga komunat e Mirovicës, Kaçanikut dhe Vitisë...
ZËRI
Boris Tadiq, kryetari i Serbisë, dhe Vuk Jeremiq, ministri i Jashtëm i Serbisë dhe kryenegociatori nga pala serbe në bisedat që tash e sa kohë Beogradi po i zhvillon me Endrju Ladlin, të dërguarin e Ban Ki-Munit, sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, dhe Lamberto Zanierin, PSSP-në, ka refuzuar verzionin e fundit të Marrëveshjes për bashkëpunim në mes të UNMIK-ut dhe Qeverisë së Serbisë në gjashtë fushat e përmendura nga Ban Ki-Mun (policia, gjyqësia, doganat, transporti, kontrolli i kufirit, trashëgimia kulturore dhe religjioze). Burimet diplomatike perëndimore i kanë thënë gazetës "Zëri" se Tadiq dhe Jeremiq janë shumë të pakënaqur me draft-propozimin e mbramë të UNMIK-ut, i cili ka pësuar ndryshime të mëdha në krahasim me atë të parin, i cili u kundërshtua në mënyrë të rreptë në Prishtinë, si tek diplomatët e Quint-it, ashtu dhe tek autoritetet më të larta të Kosovës...
INFOPRESS
Shefi i Zyrës Ndërkombëtare në Kosovë (ICO), Pieter Feith, ka mirëpritur publikimin e raportit të Komisionit Evropian për Kosovën, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm, meqenëse vë në pah edhe fushat për të cilat nga autoritetet vendore kërkohet angazhim i rritur dhe i vazhduar, në mënyrë që perspektiva evropiane të shndërrohet në realitet. Shefi i ICO-së tha se raporti rithekson porosinë se edhe Kosova bën pjesë në perspektivën evropiane të mbarë rajonit. Sipas tij, raporti i progresit i Komisionit Evropian është një mjet i rëndësishëm për vlerësimin e progresit të gjithëmbarshëm të Kosovës në bërjen e reformave të nevojshme. Ky studim, sipas tij, është një lajm i mirë për Kosovën, meqë do të krijojë ide se si Kosova, si pjesë e rajonit do të mund të ecte më së miri drejt integrimit të saj në BE...
KOSOVA SOT
Pasi është analizuar raporti i shpenzimeve buxhetore në Kuvendin e Kosovës nga Kryesia e legjislativit, raport i cili alarmon për shpenzime enorme për meditje dhe udhëtime jashtë vendit, Kryesia ka vendosur që të marrë masa të ashpra në kufizimin e këtyre udhëtimeve. Burime brenda Kuvendit të Kosovës i kanë deklaruar të mërkurën gazetës se Kryesia e Kuvendit, edhe në mbledhjen e fundit, ka pasur për shqyrtim një varg kërkesash të deputetëve për udhëtime jashtë vendit, fenomen i cili duket se po merr përmasa të një biznesi personal. ”Kryesia i refuzoi të mërkuren shumicën e kërkesave në pajtim me vendimin që e ka marrë më parë, duke vlerësuar se çdo kërkesë për të marrë pjesë në ndonjë takim jashtë vendit, duhet të jetë në funksion të diplomacisë parlamentare. Është thënë në Kryesi se kërkesa nga organizatori duhet t’i adresohet paraprakisht Kuvendit të Kosovës dhe vetëm pasi të jetë regjistruar dhe shqyrtuar nga Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme, kërkesa i përcillet Kryesisë, e cila përfundimisht e lejon ose jo një udhëtim të tillë”, tha burimi i gazetës...
KOHA DITORE
Shteti më i ri në Ballkan, Kosova, vazhdon të jetë si rast unik edhe në trajtimin nga ana e Bashkimit Evropian dhe dallon nga të gjitha vendet e tjera që janë pagëzuar si "kandidatët dhe kandidatët potencialë". Kjo shihet edhe në paketën e strategjisë së vazhdimit të zgjerimit të BE-së dhe të raporteve vjetore për vendet e Ballkanit, që të mërkurën janë bërë publike, në Bruksel, nga Komisari i Zgjerimit, Olli Rehn, pasi që më parë janë miratuar nga Kolegji i Komisarëve. Ndonëse Kosova, sikur edhe pjesët e tjera të rajonit, ka të ardhme evropiane, për Kosovën në paketën e zgjerimit si dhe në raportin vjetor të progresit, Komisioni Evropian nuk ka munudr të jetë shumë konkret te ofertat për hapat e mëtejmë. Në raportet në fjalë për vendet e tjera të rajonit flitet qartë për mundësitë që të fitojnë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, për Kosovën kjo gjë ende nuk mund të thuhet. Krejt çfarë ka mundur Komisioni të thotë për hapat e ardhshëm të afrimit të Kosovës me BE-në është se "në vjeshtë të vitit 2009, Komisioni Evropian do të paraqesë studimin e fizibilitetit, me të cilin do të vlerësojë mënyrën për vazhdimin e zhvillimit socio-ekonomik të Kosovës dhe do të shqyrtojë se si më së miri Kosova mund të përparojë si pjesë e rajonit drejt integrimeve me BE-në në kontekstin e Procesit të Stabilizim-Asociimit"...
LAJM
Të gjithë të punësuarit në administratën e gjykatave dhe të prokurorive, më 18 nëntor do të hidhen në grevë. “Arsyeja për këtë është se në bisedat intensive të deritanishme me të gjitha organet vendimmarrëse është bërë përpjekje për tejkalimin e situatës së krijuar në organet e Judikaturës së Kosovës, por deri më tani nuk është arritur ndonjë zgjidhje konkrete, por kemi vetëm premtime”, thuhet në një komunikatë të këshillit grevist të Sindikatës së Judikaturës. Këshilli grevist i vazhdon intensivisht bisedimet me qeverinë për të gjitha kërkesat dhe me të gjitha organet e tjera vendimmarrëse. Ky këshill gjithashtu e vazhdon përgatitjen për grevë, derisa nuk merret ndonjë vendim tjeter. “Këshilli grevist dhe Sindikata e Judikaturës së Kosovës, me qëllim që t’u jepet hapësirë dhe kohë organeve përgjegjëse, e caktoi këtë afat për fillimin e grevës”, thuhet në komunikatë...
BOTA SOT
Ministria e Ekonomisë dhe Financave (MEF) ka bërë prezantimin e buxhetit për vitin 2009, i cili parsheh që shuma e shpenzimeve buxhetore të jetë 1 miliard e 430 milionë euro, i hartuar në bazë të strategjisë së politikave buxhetore dhe atyre të taksave. Ahmet Shala, ministër i Ekonomisë dhe Financave, tha se rritja ekonomike për vitin 2009 pritet të jetë 6 për qind. Sipas tij, rritja ekonomike pritet të jetë kryesisht rezultat i rritjes së investimeve dhe eksporteve. "Pritet një stabilizim ose rënie graduale e çmimeve. Buxheti i aprovuar për këtë është 1 miliard e 439 milionë euro. Ky buxhet pritet të ketë një rritje rreth 15 për qind krahasuar me vitin paraprak", u shpreh Shala. Sipas tij, kjo rritje reflekton prioritetet e qeverisë si dhe adreson brenda mundësive kërkesat për rritje të përkrahjes financiare ndaj kategorive të caktuara të qytetarëve. Të hyrat për vitin 2009 pritet të jenë rreth 956 milionë euro...