Rezultatet e projektuara të zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara tregojnë se Partia Demokratike është në rrugë të mirë që ta zgjerojë kontrollin në Senat dhe në Dhomën Përfaqësuese.
Projeksionet tregojnë se demokratët kanë fituar të paktën pesë vende në Senat, duke siguruar kështu 55 nga 100 ulëset e këtij trupi ligjvënës.
Projeksionet sugjerojnë se demokratët gjithashtu pritet të zgjerojnë edhe shumicën e tyre në 435 ulëset e Dhomës Përfaqësuese.
Me fitoren e kandidatit presidencial demokrat, Barack Obama, demokratët tash do t'i kontrollojnë degët ekzekutive dhe legjislative të pushtetit në SHBA.