BE - letër për presidentin e ardhshëm të SHBA-ve

Bashkimi Evropian ka përgatitur një letër për presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara, me të cilën kërkohet pjesëmarrje e Unionit në zgjidhjen e disa problemeve botërore, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kushner.

Dokumenti do të bëhet publik pasi të mësohet emri i presidentit të ri amerikan, ndërsa Kushner ka thënë se Brukseli shpreson të kultivojë raporte të afërta me administratën e re në Uashington.

"Ekziston nevoja për hapjen e një kapitulli të ri në harmoninë dhe baraspeshën botërore", ka thënë Bernard Kushner.

Ministria e Jashtme e Francës ka thënë se theksi është vënë te zgjidhja multilaterale e problemeve botërore.