Kuvendi i Maqedonisë miratoi Rezolutën për zgjidhjen e çështjes së emrit, me të cilën kërkohet strategji për tejkalimin e kontestit me Greqinë. Rezoluta përcakton qartë që Kuvendi të vendosë për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me emrin. Presidenti Cërvenkovski tha se nevojitet konsensus dhe përgjegjësinë ia hodhi kryeministrit, por Gruevski u shpreh i bindur se nuk do të bëjë kompromis sa i përket identitetit kombëtar dhe për këtë çështje do të vendosin qytetarët në referendum.
Kuvendi i Maqedonisë me 93 vota pro dhe asnjë kundër miratoi Rezolutën për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë, me të cilën kërkohet që Kuvendi t’i përcaktojë vijat e kuqe, të cilat nuk mund të shkelen në negociatat për çështjen e emrit.
Presidenti i shtetit, Branko Cërvenkovski, para deputetëve theksoi se ekzistojnë dallime mes tij dhe kryeministrit Gruevski, andaj paralajmëroi se me qëllim të kapërcimit të tyre, do ta tërheqë nga ekipi negociator negociatorin Nikolla Dimitrov dhe negociatat t’i vazhdojë Martin Protuger, shef i kabinetit të kryetarit të Qeverisë.
“Është e vërtetë se Maqedonisë i duhet konsensus dhe unitet shtetëror në procesin e zgjidhjes së këtij kontesti. Por, më e rënëdsishme është se mbi cilën platformë dhe për realizimin e cilave qëllime, ky unitet do të arrihet. Për këtë çështje mund të vendosë Kuvendi dhe shumica parlamentare, e cila votëbesimin ia ka dhënë kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ai është i vetmi që mund të marrë vendim”.
“Kjo është një fuqi e madhe, por edhe përgjegjësi”, tha Cërvenkovski, duke shtuar se Maqedonia ballafaqohet me realitet të ri pas Samitit të NATO-s në Bukuresht dhe pozicioni i përdorimit të formulës së dyfishtë, një emër për komunikim me Greqinë e një emër për komunikim ndërkombëtar, do të thotë ndërprerje e negociatave.
Kryeministri Gruevski, i cili iu drejtua deputetëve menjeherë pas presidentit Cërvenkovski, tha se institucioni ligjëdhënës për herë të parë pas 17 vjetëve debaton për çështjen e emrit. Ai tha se deri më tani nuk ka pasur strategji për këtë çështje, por zgjidhje të çastit. Gruevski bëri të ditur se Qeveria e tij nuk do të lëshojë pe sa i përket identitetit kombëtar.
“E mbështes idenë që Kuvendi të hartojë strategji, e cila nuk do të fokusohet në ruajtjen e identitetit siç qëndron në tekstin e Rezolutës, por edhe në problemin e vetë emrit”, tha Gruevski, për të shtuar se për çështjen e emrit do të vendoset në referendum.
Ndërkohë, nënkryetarja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Teuta Arifi, u shpreh se kontesti i pazgjidhur për emrin dëmton ardhmërinë e vendit, andaj duhet tejkaluar sa më shpejt.
“Në u bëjmë thirrje faktorëve politikë në bllokun maqedonas që këtë çështje të mos e përdorin për politikë ditore, sepse mendojmë se tanimë është fjala për çështje që i ka kaluar kufijtë partiakë dhe lokalë dhe kërkon maturinë dhe pjekurinë e duhur politike dhe diplomatike”, tha Arifi.
Me Rezolutën propozohet strategji për çështjen e emrit dhe përforcim i aktiviteteve diplomatke në periudhën e ardhshme.