Vriten 25 militantë të Al Kaedës

Forcat e koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara thanë se kanë vrarë 25 militantë të Al Kaedas në disa sulme të ndara në Afganistan.

Ushtria tha se njëri aksion kishte për cak një lider të njohur të organizatës terroriste Al Kaeda në provincën Kunar në lindje të Afganistanit.

Sulmet tjera kishin për shënjestër rrejtin e Jalaludin Haqqani, komandant i kryengritësve talebanë në provincën Khost.