Fried: SHBA-të marrin pjesë në misionin EULEX

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Daniel Fried, tha se pjesëmarrja në misionin e Bashkimit Evropian në Kosovë shënon herën e parë kur amerikanët marrin pjesë në një mision evropian.

Ai ka theksuar përmirësimin në marrëdhëniet Shtetet e Bashkuara – Bashkimi Evropian.

Zoti Fried tha se Uashingtoni do t'i dërgoj 88 oficerë policie, gjyqtarë dhe prokurorë në misionin e BE-së për sundim të ligjit në Kosovë.

Sipas zyrtarit të lartë të Departamentit amerikan të shtetit, marrëveshja e Shteteve të Bashkuara me BE-në për këtë çështje tregon se raportet trans- atlantike kanë prodhuar rezultate konkrete.

Siç raporton agjencia AP nga Brukseli, Daniel Fried ka thënë se administrata e ardhshme në Shtetet e Bashkuara, që do të zgjedhet në fillim të nëntorit, do të vazhdoj që Evropën ta ketë në focus të politikës së saj të jashtme.