Shefi i misionit civil në Kosovë, Pieter Feith, deklaroi se qëllim i Bashkimit Evropian është që misioni EULEX të vendoset në mbarë Kosovën, duke shpresuar se kjo do të jetë e mundshme në javët e ardhshme.
Mëtutje, zoti Feith e shprehu bindjen se ky mision "do tu shërbej të gjithëve, e para se gjithash, bashkësisë serbe" dhe shtoi se "vetëm Beogradi ka qëndrim të kundërt".
Këto komente Pieter Feith i bëri për të përditshmen Veçernje Novosti.
Duke mohuar se ka kontakte direkte me Beogradin, ai nuk ka dashur t'i komentoj pohimet për bisedime indirekte me qeverinë e Serbisë lidhur me vendosjen e mundshme të misionit EULEX në Kosovë, por theksoi se, megjithqë do të kishte dëshirë që të ketë kontakte të drejtëpërdrejta me Beogradin, tash për tash këto bisedime zhvillohen nëpërmjet të Brukselit.