Fillojnë bisedimet për konfliktin Gjeorgji-Rusi

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon do të vizitojë Gjenevën në prag të bisedimeve rreth konfliktit Gjeorgji-Rusi.

Takimi ndërkombëtar që fillon nesër në Gjenevë synon zgjidhjen e problemeve të pazgjidhura nga lufta e gushtit mes Rusisë e Gjeorgjisë. Bisedimet organizohen nga OKB-ja, BE-ja dhe OSBE-ja.

Delegacionet e Gjeorgjisë dhe Rusisë pritet të marrin pjesë, por dy vendet kanë mosmarrëveshje lidhur me përfshirjen në bisedime të dy rajoneve separatiste të Abkazisë dhe Osetisë së Jugut.

Tbilisi është kundër përfaqësimit të rajoneve të saj, kurse Moska këmbëngul se rajonet në fjalë duhet të jenë të pranishme.
Në bisedime do të marrë pjesë dhe një delegacion i SHBA-ve.