Fondi Monetar Ndërkombëtar, Grupi G 20 dhe vendet në zhvillim kanë bërë thirrje për koordinim më të madh global për frenimin e krizës finansiare botërore.
Pas takimit në Uashington, zyrtarët e 20 vendeve thanë se ata janë të përkushtuar t'i përdorin të gjitha mjetet ekonomike dhe finansiare në dispozicion për të siguruar stabilitetin e tregjeve finansiare.
Në grupin e 20 vendeve bëjnë pjesë Rusia, Brazili, Kina, India si dhe 7 vendet më të industrializuara.
Në takim mori pjesë dhe presidenti amerikan George Bush, i cili dje në mbledhjen e G7 shprehu bindjen se fuqitë më të mëdha botërore mund të punojnë bashkë për t'i kapërcyer turbullirat finansiare.
Kreu i FMN, Dominique Strauss-Khan tha se sistemi finansiar botëror ka ardhur buzë "shkrirjes", prandaj duhen më shumë masa të qeverive për t'i bindur bankat që t'i japin fund krizës së kredive.
"Ajo që është thelbësore këtu është se në ditët në vijim, pres që reagimi i institucioneve të ndryshme të jetë mjaft pozitiv për të ngjallur tregjet e ndryshme dhe rivendosur themelet e nevojshme", tha Strauss-Khan.
Në një deklaratë, FMN tha se është i gatshëm t'u dalë në ndihmë vendeve që kanë nevojë për kapital për t'u përballur me krizën finansiare.