Shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon ka thënë se ky mision aktualisht po intensifikon dislokimin.
"Ne parashikojmë të jemi operacionalë nga fundi i vjeshtës. EULEX-i, do të zhvillojë më tej dhe do të forcojë një system të pavarur dhe shumë-etnik të sundimit të ligjit nga i cili do të përfitojnë të gjitha komunitetet në Kosovë", ka thënë Kemabon në Berlin, ku bashkë me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së Pieter Feith po merr pjesë në konferencën “Kosova – 120 ditë pas miratimit të Kushtetutës”.
Feith ka thënë se e ardhmja e Kosovës, si pjesë e rajonit të Ballkanit Perëndimor, është në Bashkimin Evropian.
"Në vijimësi me perspektivën e saj evropiane, Kosova ka bërë përparim të mirë në muajt e fundit duke ndjekur agjendën e saj të gjithanshme të reformave, duke synuar ndërtimin e një shoqërie në të cilën gjithkush ndjehet I sigurtë dhe në të cilën të drejtat e të gjithë komuniteteve respektohen, duke kontribuuar kështu në stabilitetin rajonal", tha Feith për të shtuar:
"Është e rëndësishme që qeveria të mbajë momentumin në ndërmarrjen e reformave të nevojshme për këtë. BE-ja do të vazhdojë mbështetjen politike, financiare dhe teknike për këtë process," ka thënë Feith.