Propozim i ri për emrin e Maqedonisë

Ndërmjetësuesi për zgjidhjen e kontestit për emër mes Maqedonisë e Greqisë, Mathew Nimic ka dalë sot me propozim të ri për emër, por nuk i ka bërë të ditura detajet.

Nimic, në takimin e sotëm ne selinë e OKB-se në Nju Jork, u ka paraqitur ambasadorëve të të dy vendeve pakon e ideve të reja, për të cilat ka vlerësuar se janë propozime dinjitoze dhe korrekte.