Ankara: Diskutohet vazhdimi i sulmeve në Irak

Parlamenti i Turqisë pritet të votojë sot për zgjatjen e mandatit që i lejon forcat ushtarake të sulmojnë caqe të militantëve kurdë në Irak.

Turqia i ka sulmuar shpesh gjatë 12 muajve të fundit bazat e Partisë Punëtore të Kurdistanit në veri të Irakut. Votimi në Parlament zhvillohet më pak se një javë pas vrasjes së 17 ushtarëve turqë nga rebelët kurdë.