KOHA DITORE
Qeveria e Republikës së Kosovës, ndonëse kanë kaluar gati tetë muaj që nga shpallja e pavarësisë së vendit, ende nuk ka një platforme të politikës së jashtme dhe po vazhdon të funksionojë me inercion. Ky konstatim ka dalë nga konferenca "Bazat e politikës së jashtme të Kosovës", e organizuar nga Klubi për Politikë të Jashtme, që është mbajtur të hënën në "Vila Gërmia" në Prishtinë. Panelistë në këtë konferencë kanë qenë Blerim Shala, Lulëzim Peci e Veton Surroi, ndërsa kanë kontribuuar me fjalimet e tyre edhe personalitete të shumta vendore dhe ndërkombëtare të skenës politike të Kosovës. Pjesëmarrësit, mes të tjerash, kanë shqyrtuar sfidat kryesore me të cilat ballafaqohet Kosova në fushën e politikës së jashtme, ndërsa i kanë bërë edhe vërejtjet dhe rekomandimet e tyre për institucionet e vendit. Përfaqësuesi civil ndërkombëtar në Kosovë (ICO), Peter Feith, i ka ofruar mbështetjen e tij të plotë Klubit për Politikë të Jashtme, ndërsa i ka bërë thirrje Qeverisë ta ndryshojë qasjen ndaj grupit të mendimtarëve për çështjet e diplomacisë. Ai ka thënë se Qeveria duhet t'i shfrytëzojë të gjitha kapacitetet intelektuale të vendit në hartimin dhe zbatimin e politikave për marrëdhëniet me jashtë...
EPOKA E RE
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shuar shpresat e 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të pasur privilegje shtesë, konkretisht për të përfituar nga një veturë të re secili deputet. Këtë qëndrim i pari i Qeverisë e ka bërë publik të hënën në një konferencë të jashtëzakonshme për media. Propozimi për të pasur kushte më të mira për deputetët, është "shpikur" nga një anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, dhe ai ka marrë mbështetjen edhe të anëtarëve të tjerë të kryesisë që përfaqësojnë subjektet kryesore politike në legjislativ. Këtë e ka konfirmuar për gazetën edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. "Ka qenë një propozim i një anëtari të Kryesisë së Kuvendit që nuk është kundërshtuar nga asnjë përfaqësues i asnjë subjekti politik që bëjnë pjesë në Kryesi të Kuvendit. Pra, ka qenë vetëm një propozim. Por, nuk do të thotë se ky propozim do të finalizohet. Në qoftë se shihet se është një privilegj i tepruar për deputetët, do të tërhiqet dhe nuk do të kemi asgjë kundër", ka thënë Krasniqi. Ky propozim i. këtij anëtari të Kryesisë së Kuvendit ka shtyrë kryeministrin Thaçi që urgjentisht ta japë qëndrimin e tij. Thaçi ka thënë se respekton dinjitetin e secilit zyrtar në institucionet e Kosovës, por shpenzimet ekstra buxhetore për deputetët e Kuvendit mund ta rëndojnë buxhetin e konsoliduar të Kosovës...
LAJM
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës do të themelohet brenda këtij viti. Ajo do të udhëhiqet nga vendorët e jo ndërkombëtarët. Si një nga institucionet më të rëndësishme të shtetit, kjo gjykatë do të ketë si përgjegjësi të mbrojë parimet që dalin nga Kushtetuta. Për themelimin e Gjykatës Kushtetuese të hënën është formuar edhe një grup punues. Arsim Bajrami, kryesues i grupit punues, tha të hënën se puna drejt finalizimit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese, është duke shkuar mirë. "Kemi diskutuar edhe Projektligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe u pajtuam se është shumë modern, evropian, që do të mundësojë të kemi një insti¬tucion shumë të respektuar, i cili do ta mbrojë Kushtetutën e Kosovës", tha Bajrami, i cili njëherësh është edhe ministër i Shërbimeve Publike. Ministria e Shërbimeve Publike, sipas tij, ka siguruar një objekt të përkohshëm derisa të përfundojë ndërtimi i objektit të Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu, Bajrami tha se është siguruar buxheti për funksionalizimin e kësaj gjykate. Në grupin punues për themelimin e Gjykatës Kushtetuese marrin pjesë edhe përfaqësues ndërkombëtarë nga EULEX-i, Zyra Ndërkombëtare Civile dhe Këshilli i Evropës...
BOTA SOT
Raporti i Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2007 ka pothuaj të njëjtat vërejtje dhe rekomandime për Kuvendin sikur edhe në raportin e vitit 2006. Janë shënuar progrese të zbehta në punën e gjithmbarshme të Kuvendit, por ka ende punë për t'u bërë për t'u evituar të gjitha mangësitë që auditori i ka identifikuar gjatë kontrollit të punës së Kuvendit, kanë vlerësuar anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës. Anëtarët e Komisionit, pothuaj të gjithë, kanë kritikuar punën e Zyrës së prokurimit, ku mendohet të jenë bërë shkeljet më të rënda financiare dhe procedurale. Gjithashtu ka pasur edhe vërejtje të shumta në adresë të mosfunksionimit të auditorit të brendshëm, duke theksuar se ky mosfunksionim i ka penguar edhe Auditorit të Përgjithshëm në kryerjen e auditimit real në mungesë të informatave të mjaftueshme...
KOSOVA SOT
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Ramush Haradinaj, kërkoi përkushtim më të madh të institucioneve vendore për gjetjen e zgjidhjes së Mitrovicës. Këtë deklaratë ai e bëri pas një takimi të në grupi të rinjsh nga shoqëria civile, të cilët kërkuan angazhim më të madh të të gjitha forcave politike rreth problemeve në pjesën veriore të qytetit. Këta të fundit, gjatë takimit me kryetarin e AAK-së, Haradinaj, shprehen pakënaqësi lidhur me ngecjet në disa pika, duke theksuar këtu mosshtrirjen e autoritetit të Qeverisë së Kosovës edhe në veri, moskthimin e të zhvendosurve në veriun e Kosovës, ku përfshihen Mitrovica, Leposaviqi, Zubin Potoku me fshatrat e tyre; imponimi i shitjeve të shtëpive shqiptare nga Qeveria e Serbisë; lejimi i kontrabandës në veri dhe moskthimi i doganierëve nëpër pikat doganore të veriut. Kreu i AAK-së, Haradinaj, kritikoi institucionet e Republikës së Kosovës dhe kërkoi nga ata që të dalin me një ofertë për zgjidhjen e çështjes së Mitrovicës. "Këto institucione e kanë shpallur veten shtet dhe janë zotuar para të tjerëve për zgjidhjen e çështjes së veri¬ut dhe ata duhet të japin një ofertë për zgjidhjen e kësaj çështjeje", tha Haradinaj. Ai tha se Kosova duhet të ketë një plan për zbatimin e ligjit dhe rendit në veri...
ZËRI
Burime të larta nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë bërë të ditur dje se krerët më të lartë të kësaj partie, përkatësisht lideri i saj dhe njëherësh kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë sjellë vendimin që Vlora Çitaku të nominohet për zëvendësministre të Jashtme të Kosovës. Ndonëse një vendim të këtillë kryeministri Thaçi nuk e ka publikuar ende, kjo pritet të ndodhë brenda këtyre dy ditëve. Kryeministri, pa folur për emra konkretë, tha dje se vendimi për të gjithë zëvendësministrat e në këtë kuptim edhe për zëvendësministrin e Jashtëm, do të jetë i shpejtë. "Ne do të marrim vendim të shpejtë për të gjithë zëvendësministrat e po ashtu edhe për zëvendësministrin e jashtëm. Kjo përgjegjësi i takon PDK-së dhe zyrtarët e saj kanë potencial, përgjegjësi për ta udhëhequr këtë dikaster", tha dje kryeministri Hashim Thaçi...
INFOPRESS
Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet që të martën të miratojë vendimin për rishpalljen e konkursit për Ombudspersonin. Këtë ia ka konfirmuar gazetës të hënën, shefi i zyrës për komunikim me publikun në Kuvendin e Kosovës, Sherif Konjufca. Konkursi ishte anuluar më 25 shtator, pas një propozimi të kryetarit Jakup Krasniqi, dhe të cilin e kishin votuar me shumicë votash ligjvënësit. Përveç kësaj, Kryesia pritet që të diskutojë edhe rreth organizimit të "Javës së Kuvendit". Ky është një manifestim që përgjatë një jave anëtarë të Kryesisë dhe ligjvënësit bëjnë vizita nëpër shkolla, komuna dhe institucione të ndryshme, ku i njoftojnë ata në lidhje me punën që bën institucioni ligjvënës i Kosovës. Ndërkohë në seancën e radhës, data e mbajtjes të së cilës do të dihet pas mbledhjes së Kryesisë, pritet që të vazhdojë debati në lidhje me Parkun Nacional. Kuvendi i Kosovës ka gjasë që në një nga seancat e radhës në një të ardhme të afërt të vë në debat raportin e Auditorit Gjeneral për Kuvendin për vitin 2007. Kjo për faktin se pritet që Komisioni për Buxhet dhe Financa t'i rekomandojë Kuvendit që të ketë një debat të tillë, ku më pas të merret ndonjë konkluzë se çka do të ndërmerret...
EXPRESS
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert M. Gates, do të qëndrojë të martën për një vizitë të shkurtër në Kosovë, kanë thënë bu¬rime të Expressit. Edhe Ambasada amerikane në Prishtinë ka paralajmëruar të hënën vizitën e një zyrtari të nivelit të lartë të Qeverisë së SHBA-ve, por nuk ka bërë të di¬tur emrin e këtij zyrtari. Në njoftimin e Ambasadës amerikane thuhet se zyrtari i lartë i SHBA-ve do të mbajë një konferencë të shkurtër për shtyp, ku do të jenë të pranishëm edhe presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi. Sipas burimeve të gazetës, nuk përjashtohet mundësia që sekretari Gates të vizitojë edhe trupat amerikane në Kampin Bondsteel. Rreth 1,500 ushtarë amerikanë shërbejnë në kuadër të KFOR-it të udhëhequr nga NATO. Pas qëndrimit të shkurtër në Kosovë, sekretari amerikan i Mbrojtjes do të shkojë në Maqedoni, ku tashmë është konfirmuar mbajtja e konferencës së ministrave të mbrojtjes të vendeve të Evropës Juglindore. Zyrtarë të Ambasadës ameri¬kane në Prishtinë, të kontaktuar nga Express, kanë konfirmuar vizitën e sekretarit Gates në Maqedoni, por jo edhe vizitën e tij në Kosovë. Që nga shpallja e pavarësisë, Gates është zyrtari me i lartë i Qeverisë së SHBA-ve që viziton Kosovën...