Forcat ruse kanë filluar të heqin postbllokun kryesor në zonën e sigurisë rreth rajonit separatist gjeorgjian të Osetisë së Jugut.
Agjencitë njoftojnë se postblloku ndodhet afër fshatit Karaleti, në rrugën kryesore që çon drejt kryeqytetit osetiano-jugor Tskhinvali.
Trupat ruse hynë në Gjeorgji në muajin gusht, pasi Tbilisi u përpoq të rimarrë me forcë Osetinë e Jugut.
Sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE-ja, deri të premten forcat ruse duhet të largohen nga zonat gjeorgjiane për rreth Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë.
Të dielën, ushtria ruse filloi t'i heqë pesë postblloqe.