Tre fitues të Çmimit Nobel për Mjekësi

Një kërkues gjerman dhe dy francezë sot e ndanë Çmimin Nobel për Mjekësi për zbulimet e tyre të veçanta mbi viruset që shkaktojnë HIV/AIDS dhe kancerin e mitrës.

Juria e çmimit Nobel në Institutin Karolinska në Suedi e vlerësoi Harald zur Hausen nga Gjermania për punën e tij mbi shkakun e kancerit në grykën e mitrës.

Francoise Barre-Sinoussi dhe Luc Montagnier nga Franca u shpërblyen për zbulimin e tyre rreth virusit që shkakton AIDS-in.

Tre shkencëtarët do ta ndajnë çmimin në vlerë prej 1.4 milionë dollarë.

Çmimi për Mjekësi është i pari nga çmimet Nobel që ndahen çdo vit.

Çmimi u themelua në vitin 1901 në pajtim me vullnetin e shpikësit dhe biznesmenit, Alfred Nobel.