Rice në Indi për tregtinë bërthamore

Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice ka arritur në Indi për bisediem rreth programeve bërthamore.

India ka programe bërthamore për qëllime civile dhe së fundi ka nënshkruar dhe marrëveshje bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara. Marrëveshja heq ndalesën prej tre dekadash në tregtinë bërthamore me Indinë, bllokim që hyri në fuqi pas provës së parë bërthamore të Indisë në vitin 1974.

Marrëveshja i lejon bizneseve amerikane t'i shesin karburant bërthamor, teknologji dhe reaktor bërthamor Indisë.

Rice gjatë deklaratave në Nju Delhi nuk ishte e sigurt nëse finalizimi i marrëveshjes do të bëhej gjatë vizitës së saj aktuale në Indi.