Çekia njeh pasaportat e Kosovës

Edhe Republika e Çekisë i është shtuar vendeve të BE-së, të cilat e kanë njohur deri tash pasaportën e Republikës së Kosovës, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.

Kjo Ministri vë në pah se vizat nga autoritetet e Republikës së Çekisë do të jepen në ndonjërën nga shtetet më të afërme të rajonit.