Lideri bjellorus kërkon heqjen e sanksioneve

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandr Llukashenko i ka kërkuar Perëndimit, që të heqë sanksionet kundër vendit të tij, pavarësisht kritikave të monitoruesve të OSBE-së për zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Llukashenko ka thënë se "gardhi i hekurt përreth Bjellorusisë duhet hequr".

Ai përmendi vërejtjet pozitive dhe negative të raportit të OSBE-së për zgjedhjet.

BE e SHBA e kanë akuzuar Bjellorusinë për shkelje të të drejtave fundamentale dhe i në imponuar sanksione, përfshirë edhe ndalim udhëtimi për presidentin.

OSBE tha se zgjedhjet e së dielës, me gjithë "përmirësimet e vogla", nuk i përmbushin standardet ndërkombëtare.