Bellorusi: 100 ulëse për ithtarët e Lukashenkas

Rezultatet e para jozyrtare nga zgjedhjet në Bellorusi tregojnë se 100 ulëse në parlament do t'u përkasin kandidatëve besnikë të presidentit Aleksandr Lukashenka. Dhjetë ulëse mbeten të papërcaktuara.

Opozita tha se votimet ishin mashtrim. Anatoly Lebedko, lider i Partisë së Bashkuar Qytetare u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian të mos i njohin zgjedhjet.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lidia Yermoshina insistoi se zgjedhjet i plotësuan të gjitha standardet ndërkombëtare.