Ban hapi Asamblenë e Përgjithshme

Në selinë e Kombeve të Bashkuara i filloi punimet sesioni i 63-te i Asamblesë së Përgjithshme, i cili u shpall i hapur nga sekretari i përgjithshëm, Ban Ki-Moon.

"Po shohim qendra të fuqishme të pushtetit dhe lidershipit, në Azi, Amerikë Latine dhe ne mbarë botën në zhvillim. Problemet, që përballemi po bëhen gjithnjë e më komplekse. Në këtë botë të re, sfidat tona gjithnjë e më shumë kanë të bëjnë më bashkëpunimim e jo me konfrontimin", tha Ban, për të shtuar se popujt më nuk mund t'i mbrojnë intersat apo mirëqenien e tyre pa partneritet me pjsën tjetër të botës.

Më vonë do të flasë edhe presidenti amerikan George Bush.

Temat që mbizotërojnë në këtë sesion janë programi bërthamor i Iranit, kriza në Gjeorgji, të drejtat e njeriut në Darfur. Në mesin e temave tjera do jetë edhe debati për Kosovën