Ministria e Brendshme e Pakistanit tha se militantët talebanë të ndërlidhur me Al Kaedan me siguri qëndrojnë prapa sulmit vetëvrasës të së shtunës në Hotelin Marriot në Islamabad.
Njoftimi u bë në kohën kur ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë trupa tjerë në gërmadhat e ndërtesës së shkatërruar.
Të paktën 53 njerëz e humbën jetën, përfshirë ambasadorin e Çekisë në Pakistan. Shumica e viktimave ishin pakistanezë.
Rreth 270 veta u plagosën në sulmin, i cili u dënua nga liderët botërorë.