Liderët rajonalë dënojnë sulmin në Islamabad

Liderët e rajonit kanë reaguar vrullshëm në dënimin e sulmit në hotelin Marriot në Islamabad.

Ministria e Jashtme e Iranit e quajti sulmin "akt terrorist".

Ministri i Jashtëm i Kinës, Yang Jiechi tha se vendi i tij "e kundërshton terrorizmin e çfarëdo lloji".

Kryeministri i Indisë, Manmohan Singh e quajti sulmin përkujtues të "forcave destruktive", të cilat i kundërvihen modernizimit.

Organizata e Konferencës Islamike me seli në Arabinë Saudite e quajti shpërthimin një sulm nga ana e armiqve të paqes që është në kundërshtim me Islamin.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Kharzai tha se sulmi ishte "çnjerëzor".