Kina kundër rezolutës së Senatit amerikan

Kina ka kundërshtuar rezolutën e Senatit amerikan që i kërkon Pekinit të mbajë bisedime serioze me pëkrahësit e Dalai Lamës.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Kineze Jiang Yu, tha se lëvizja tregon se Uashingtoni përkrah pavarësinë e Tibetit.

Rezoluta e Senatit është miratuar të mërkurën dhe i bën thirje Kinës, që të lejojë më shumë lirinë fetare në Tibet.