Ambasadori francez: Pavarësia e Kosovës është realitet

Pavarësia e Kosovës është realitet politik, vlerësoi mbrëmë ambasadori francez në Malin e Zi, Bernar Garanshe.

Ai po ashtu tha se njohja e këtij fakti nga ana e Malit të Zi do t'i kontribuonte stabilitetit rajonal dhe shprehu bindjen se Mali i Zi "ka guxim të ballafaqohet" me njohjen e Kosovës.

Zoti Garanshe këto komente i bëri në një intervistë për Televizionin e Malit të Zi.

Sipas tij, Podgorica "nuk do të ketë probleme serioze" nëse e njeh pavarësinë e Kosovës.