Sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gates tha se beson që lufta në Irak ka hyrë në fazën e saj finale.
Ai i tha Komitetit të Forcave të Armatosura në Senat se spiralja e dhunës në Irak është ndërprerë dhe se Iraku ka bërë progres drejt stabilitetit politik.
Ai, megjithatë kërkoi që SHBA-të të vazhdojnë përpara në mënyrë të kujdeshme, meqë vendimet në muajt e ardhshëm sipas tij do të jenë thelbësorë.
"Pavarësisht se çfarë mendoni për origjinën e luftës në Irak, ne duhet ta çojmë në drejtimin e duhur fazën finale. Besoj se ne tani kemi hyrë në fazën finale dhe se vendimet tona sot dhe në muajt e ardhshëm do të jenë thelbësorë për stabilitetin rajonal, por edhe për intersat tona kombëtare të sigurisë në vitet e ardhshme", tha Gates.
Ai tërhoqi vërejtjen se situata në Irak mbetet e brishtë.