Lirohet përkohësisht Millan Millutinoviq

Tribunali i Hagës ka urdhëruar lirimin e përkohshëm të ish-presidentit serb Millan Millutinoviq për të kryer kontrollime mjekësore në Beograd.

Gjykata nuk ka dhënë detaje mbi sëmundjen e Millutinoviqit.

Nën lirimin me kusht, ai duhet të rrijë nën vëzhgim 24-orësh të shtetit serb, që është përgjegjës për kthimin e tij në gjykatë më 2 tetor.

Lirimi erdhi pak pas përfundimit të procesit gjyqësor, më 27 gusht.

Ende nuk është marrë vendimi final nga gjykata.

Millutinoviq akuzohet bashkë me pesë ish-politikanë kryesorë serbë dhe figura ushtarake për krime kundër njerëzimit të kryera gjatë vitit 1998- 1999 në Kosovë, përfshirë edhe deportimin e 800 mijë shqiptarëve.