Me gjithë kundërshtimet e autoriteteve më të larta vendore dhe ndërkombëtare dhe vërejtjet se strukturat paralele të Serbisë në Kosovë vazhdojnë ta thellojnë hendekun midis komuniteteve, këto struktura vazhdojnë të funksionojnë pa ndonjë problem të madh.
Funksionimi i tyre është përqendruar kryesisht në veri të Kosovës dhe selitë qendrore të këtyre strukturave, që financohen nga buxheti i Qeverisë së Serbisë, gjenden në veri të Mitrovicës dhe atë në objektet e institucioneve publike të Kosovës.
Një prej këtyre strukturave, e cila pati ngritur reagime më të fuqishme në kohën e krijimit, ka qenë parlamentit paralel i serbëve të Kosovës, i cili zyrtarisht njihet si Kuvendi i Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë.
Nënkryetari i kësaj strukture që vazhdon të konsiderohet si e paligjshme, Marko Jakshiq, shpjegon synimet e ardhshme:
"Kuvendi do të përcaktojë qëndrimet politike dhe opsionin politik për serbët që jetojnë në këto hapësira dhe natyrisht ky opsion do të jetë në frymë të asaj që është në interes të shtetit të Serbisë", tha Jakshiq, duke paralajmëruar një seancë të këtij Kuvendi, të shtunën e ardhshme, më 13 shtator.
"Aty do t'i shqyrtojmë këto çështje politike, para së gjithash pozitën e serbëve në Kosovë, statusin e Kosovës në përbërje të Serbisë dhe do të përsërisim qëndrimin tonë të njohur se nuk e pranojmë EULEX-in, misioni i të cilit është instalimi i një shteti tjetër shqiptar në Ballkan", thotë Jakshiq.
Në Kuvendin paralel Komunal të Mitrovicës, ndërkaq, përfaqësuesit serbë pohojnë se janë në përfundim të të gjitha përgatitjeve administrative për koordinimin e këtyre strukturave në përputhje me ligjet në fuqi të Serbisë.
Lilana Lumoviq, e cila punon në këtë strukturë të paligjshme administrative, e quan UNMIK-un strukturë paralele.
"Duke marrë parasysh ekzistimin e institucioneve paralele të administratës së UNMIK-ut, synimi ynë është që në të gjitha aspektet ligjore, të përfshijmë ligjet e Republikës së Serbisë", thotë Lumoviq, duke shpjeguar se çështje prioritare do të jetë strehimi dhe punësimi i serbëve që jetojnë në veri dhe i atyre që duan të kthehen.
Sidoqoftë, përveç në rrafshin administrativ, autoritetet ndërkombëtare kanë pranuar edhe publikisht se në veri ekziston një rrjet i strukturave paralele të sigurisë.
Ndryshe, që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt, në veri të vendit nuk funksionon pothuajse asnjë segment i institucioneve publike, përfshirë këtu edhe doganat, gjyqësorin dhe hekurudhat.