Kanada: Zgjedhje të parakohshme në tetor

Kryeministri i Kanadasë Stephen Harper sot e ka shpërndarë parlamentin dhe ka caktuar zgjedhje të reja për 14 tetor.

Analistët thonë se Konservatorët e kryeministrit kanë mundësi të mirë që të fitojnë shumicën nga 308 ulëset në parlament, ashtu siç ishte sugjeruar nga sondazhet e fundit të zhvilluara në Kanada.

Partisë së kryeministrit Harper i duhen edhe 28 ulëse që të ketë shumicën në parlament.