Sejdiu:7 Shtatori- themel i shtetit kosovar

Presidenti i Kosovës Fatmri Sejdiu ka përgëzuar qytetarët me rastin e 7 Shtatorit- 18 vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Kosovës të miratuar në Kacanik.

Duke e cilësuar si ditë të rëndësihme historike, Sejdiu ka thënë se sivjet kjo datë merr peshë të veçantë, sepse kremtohet në Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës.

"Kushtetuta e Kaçanikut mbetet në themelet e përpjekjeve për jetësimin e shtetit të Kosovës, si dhe bazament për ndërtimin e jetës demokratike të vendit", ka thënë Sejdiu.