SHBA-të i shkarkuan ndihmat në Poti të Gjeorgjisë

Anija e Marinës së Shteteve të Bashkuara, e cila është e ankoruar në portin gjeorgjian, Poti, shkarkoi 17 tonelata ndihma për Gjerogjinë, pas luftës së saj me Rusinë.

Këto ndihma do të dërgohen për personat e zhvendosur në qytetin Kutaisi.

Më herët, presidenti rus, Dmitry Medvedev, ashpër i ka kritikuar Shtetet e Bashkuara për këto veprime.

Ai tha se do të dëshironte të dinte se si do të ndjehej Uashingtoni nëse Rusia vendosë të dërgoj ndihma për të dëmtuarit nga uragani në Karaibe duke përdorë anije të Marinës ruse.