Armata e Pakistanit thotë se ka pasur sukses në luftimet kundër bazave të militantëve talibanë në kufirin me Afganistanin.
Zëdhënësi i armatës, gjeneral Athar Abbas, tha se ushtria beson se e "ka thyer" boshtin e rezistencës në rajon Bajur.
Zyrtarët thonë se mbi 500 militantë janë vrarë gjatë operacionit ushtarak disa javësh, me ç'rast janë vrarë edhe afro 20 pjesëtarë të forcave të sigurisë, ndërsa 30 të tjerë konsiderohen të zhdukur.
Qeveria ka shpallur pezullim të operacioneve ushtarake në rajon në shenjë respekti për muajin e Ramazanit, që në Pakistan fillon sot.
Zëdhënsëi i talibanëve ka thënë se militantët do t'i vazhdojnë sulmet edhe gjatë muajit të Ramazanit.