Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, tha mbrëmë, pas përfundimit të samitit të jashtëzakonshëm të Bashkimit Evropian, se BE-ja e dënon vendimin e Rusisë për njohjen e pavarësisë së Osetisë Jugore dhe të Abkhazisë, ashtu sikur që Rusia e kishte dënuar vendimin e disa shteteve evropiane, që ta pranojnë pavarësinë e Kosovës.
Duke u shprehur për qëndrimin e Rusisë se "me Kosovën është bërë precedent", presidenti Sarkozy theksoi se para se disa shtete të Bashkimit Evropian e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, me vite të tëra janë zhvilluar diskutime në forumet ndërkombëtare.
"Ka pasur ndërmjetësim të OKB-së dhe ia kam përkujtuar presidentit Medvedev se kur Evropa e ka pranuar Kosovën, Rusia e ka dënuar vendimin e Evropës", tha Nikolas Sarkozy, vendi i të cilit e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.
"Ata nuk duhet të habiten kur ne e dënojmë vendimin e Rusisë", tha presidenti francez.