Familjet e rreth 1938 personave të pagjetur në Kosovë u kërkojnë institucioneve vendore zbardhjen e fatit të të afërmve të tyre. Ndërkohë, Qeveria e Kosovës shprehet e pakënaqur me bashkëpunimin me Beogradin.
Mijëra familje kosovare vazhdojnë të jetojnë pa asnjë të dhënë për fatin e të afërmve të tyre, për të cilët nuk dinë gjë edhe nëntë vjet që prej përfundimit të luftës.
Sipas Këshillit koordinues për personat e pagjetur në Kosovë, numri i personave të zhdukur është 1938. Kryetari i këtij këshilli, Haki Kosumi, gjatë një konference të mbajtur me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të pagjeturit më 30 gusht, tha se akoma mungojnë informatat elementare që do të ndihmonin në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.
"Kaloi gati një dekadë nga përfundimi i luftës dhe ende mungojnë informatat elementare për 1938 qytetarë të Kosovës, të cilët ende vazhdojnë të figurojnë në evidencën e njerëzve të zhdukur", tha Kosumi.
Qeveria e Kosovës, e cila kohë më parë kishte krijuar grupin e veçantë punues për fillimin e dialogut me Beogradin për çështjen e të pagjeturve, ka shprehur sërish shqetësimin e saj në këtë drejtim.
Kryetari i Komisionit qeveritar për të pagjeturit, Prenk Gjetaj, shprehet i pakënaqur me bashkëpunimin me Serbinë. Sipas tij, ka dyshime se në Serbi po mbahen nëpër burgje sekrete shqiptarët e zhdukur nga Kosova.
"Dyshimet tona janë dhe mbeten se ende ka varreza masive, bile dyshojmë se në bazë të informacioneve që kanë familjet dhe familjarët, mund të ketë edhe persona të gjallë që mbahen në burgje sekrete", theksoi Gjetaj.
E pakënaqur me angazhimet e Beogradit është edhe anëtarja e Asociacionit të familjarëve të të zhdukurve të Kosovës, Sevdije Frangu, e cila thekson se familjarët e të zhdukurve do të vazhdojnë që me këmbëngulje të kërkojnë qartësi të plotë për fatin e familjarëve të zhdukur.
"Që 9 vjet i bëjmë presion Qeverisë së Serbisë. Ne kemi kërkuar edhe bashkëpunim me familjarët apo asociacionet e Serbisë. Nuk janë të gatshme të bashkëpunojnë, sepse ato i dinë adresat se ku na i kanë dërguar shqiptarët tanë", u shpreh Frangu.
Kërkesa për gjetjen e personave të pagjetur iu drejtua edhe Qeverisë së Kosovës. Kryetari i Këshillit koordinues për persona të pagjetur, Kosumi, i bëri thirrje ekzekutivit të vendit të ndërmarrë hapa konkretë drejt zbardhjes së fatit të mbi 1900 personave të pagjetur.
"Pushtetarët tanë po i njoftojmë se durimi i familjarëve të goditur, të cilët kërkojnë të afërmit e tyre, ka arritur pikën e vlimit. Ndërmerrni ju lutem diçka në këtë drejtim, derisa nuk është bërë vonë", tha Kosumi.
Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Nekibe Kelmendi, garantoi mbështetjen e ekzekutivit kosovar, i cili, sipas saj, po punon edhe në drejtim ligjor për zbutjen e dhëmbjes së familjeve, të cilat i kanë të zhdukur anëtarët e familjes.
"Me të vërtetë jemi të angazhuar që në mënyrë institucionale të punojmë. Ne, si Ministri e Drejtësisë së bashku me qeverinë, kemi hartuar edhe draft-ligjin për personat e pagjetur", tha Kelmendi.
Sipas të dhënave të Zyrës për Mjekësi ligjore në Prishtinë, gjatë periudhës që nga viti 2002 janë zhvarrosur 1700 trupa, brenda Kosovës nga territori i Serbisë janë sjellur mbi 800 trupa. Ndërkohë që nga janari i këtij viti janë ekshumuar mbi 56 lokacione.