McCain sot e shpallë zëvendës presidentin e vet

Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale amerikane, John McCain, pritet që sot gjatë ditës ta caktoj kandidatin e tij për zëvendës president.

Zyrtarët e Partisë Republikane, thonë se ai tashmë e ka bërë zgjedhjen, por këtë vendin ende nuk e ka shpallur.

Në rrjetet televizive mbrëmë është transmetuar një spot i senatori John McCain, ku ai flet për rivalin e tij për zgjedhjet presidenciale, demokratin Barack Obama:

- Senator Obama, kjo është vërtetë një ditë e mirë për Amerikën. Shumë shpesh, të arriturat e rivalëve tuaj mbesin të pashënuara. Prandaj, dua këtë ta ndërpreskëtë dhe të them: urime. Është perfekte që nominimi juaj të bëhet në këtë ditë historike, tha senatori McCain.

Referenca "ditë historike" ka të bëjë me 45 vjetorin e fjalimit të njohur të Martin Luther Kingut.