Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi ka kumtuar nominimet e të ngarkuarve me punë në ambasadat e para që pritet t'i hapë Kosova. Këto nominime, sipas kryeministrit, janë bërë në konsultim të ngushtë me presidentin Fatmir Sejdiu.
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot një listë prej 10 emrash të nominuar si të ngarkuarit me punë në ambasadat e para që pritet t'i hapë sivjet Kosova.
Kryeministri Hashim Thaçi tha para kabinetit të tij të ministrave se përpilimi i listës është bërë në konsultim me presidentin Fatmir Sejdiu dhe se të nominuarit janë kandidatë me bagazh patriotik dhe profesional dhe, sipas tij, ata nuk janë të emëruar në baza partiake.
Kandidatët e propozuar janë: Avni Spahiu si i ngarkuar me punë në Uashington; ai do të ketë një staf prej 4 anëtarësh, dy prej të cilëve do të mbulojnë përfaqësimin diplomatik të Kosovës në Nju Jork; pastaj, të nominuar janë edhe Muhamedin Kullashi në Paris, Ilir Dugolli në Bruksel, Muhamet Hamiti në Londër, Vilson Mirëdita në Berlin, Albert Prengaj në Romë, Sabri Kiçmari në Vjenë, Naim Malaj në Bernë, Gazmend Pula në Tiranë dhe Bekim Sejdiu në Ankara.
Kjo listë do t'i dorëzohet presidentit Fatmir Sejdiu, i cili, sipas autorizimeve kushtetuese, e bën emërimin e të ngarkuarve me punë apo ambasadorëve të Kosovës. Kryeministri Thaçi tha se po fillon ndërtimi i gjeneratës së diplomatëve të Kosovës, të cilët janë të përgatitur dhe që do të punojnë për interesat e Kosovës dhe jo për interesat e koalicionit aktual qeverisës.
“Po fillon ndërtimi i gjeneratës së diplomatëve të Republikës sonë, diplomatëve të vullnetit të plotë të njerëzve të përgatitur dhe të aftë. Ne kemi bërë zgjidhjen e propozimeve realisht shumë profesionale, të njerëzve me përkushtim kombëtar, të njerëzve me përgjegjësi të lartë morale e njerëzore, por edhe njerëzve me vizion e përkushtim për realizimin e përkushtimeve tona për integrime euro-atlantike”, tha Thaçi.
Ndërkohë, ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, është ndalur sidomos në përfaqësimin e Kosovës në Uashington dhe në Nju Jork, ku ka selinë dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara. Ai ka sqaruar modelin të cilin përkohësisht e ka zgjedhur Kosova për përfaqësimin e saj në Nju Jork, përderisa të mos jetë anëtare e OKB-së.
“Në Uashington do të akreditojë edhe 3 diplomatë të tjerë, domethënë gjithsejtë 4, 2 nga të cilët do të përqendrohen më tepër në Nju Jork. Për të evituar keqkuptimet duhet sqaruar që Kosova nuk mund të akreditojë diplomatë në OKB, gjithnjë përderisa të mos jetë bërë anëtare e plotë e kësaj organizate. Prandaj, e kemi gjetur si zgjidhje të mesme akreditimin që të akreditojmë diplomatë në Uashington DC dhe të njëjtit do ta mbulojnë OKB-në deri në anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë”, tha Hyseni.
Në përpjekje për të funksionalizuar politikën e jashtme dhe diplomacinë e Kosovës, dje qeveria ka ndarë edhe 25 milionë euro për blerjen e ndërtesave, të cilat do të shërbejnë si ambasada të Kosovës në botë.