Irakianët do marrin nën kontroll Al-Anbar-in

Forcat amerikane në Irak do t'ia dorëzojnë trupave irakiane në ditët e ardhshme kontrollin mbi provincën Al-Anbar.

Gjenerali i Marinës James Conway, tha se kjo lëvizje pritet të përmirësojë sigurinë në rajon.

"Anbar mbetet një vend i rrezikshëm, por derisa po rritet aftësia e forcave irakiane të sigurisë, kjo lë të kuptojë se irakianët mund të marrin kontrollin mbi provincën", ka thënë Conway.