Saakashvili: Rusia don territore të Gjeorgjisë

Presidenti i Gjeorgjisë Mikhail Saakashvili u bëri thirrje liderëve perëndimorë ta përshpejtojnë integrimin e vendit të tij në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Vërejtjet e tij u bënë pasi Rusia i njohu dy rajonet separatiste të Gjeorgjisë.

Saakashvili e akuzoi Rusinë se përpiqet aneksojë territorin e Gjeorgjisë, dhe tha se njohja e Rusisë për pavarësinë e Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë është "krejtësisht ilegale".

Saakashvili gjithashtu u zotua për "përpjekje paqësore" që ta rivendosë integritetin territorial të Gjeorgjisë.