Medvedev: Rusia s'ka frikë nga një Luftë e Ftohtë

Presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev tha se vendi i tij nuk ka frikë nga një Luftë e Ftohtë e re, por nuk e dëshiron atë.

Ai i bëri këto komente disa orë pasi e njohu pavarësinë e rajoneve separatiste të Gjeorgjisë, gjë që u dënua menjëherë nga Perëndimi.

Nëqoftëse Perëndimi dëshiron të "ruajë marrëdhëniet e mira me Rusinë", "ata do ta kuptojnë arsyen e vendimit tonë", tha Medvedev duke iu referuar njohjes së Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë.