Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, e ka nënshkruar dekretin për njohjen formale të pavarësisë së dy rajoneve seperatiste të Gjeorgjisë, Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë. Vendimi, i cili hasi në reagime të ashpra në Perëndim, pasoi votimet në Parlamentin e Rusisë.
Presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev tha se Rusia i ka njohur si të pavarura rajonet separatiste të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut në Gjeorgji.
Në një prononcim televiziv, Medvedev tha se ai e kishte nënshkruar dekretin për njohjen e dy rajoneve separatiste të Gjeorgjisë.
"Duke marrë parasysh shprehjen e vullnetit të lirë të popullit oset dhe abkhaz, nisur nga Karta e Kombeve të Bashkuara, Deklarata mbi Parimet e Ligjit Ndërkombëtar e vitit 1970, Aktit Final të Helsinkit të vitit 1975 dhe dokumentave tjera themelore ndërkombëtare, unë e nëshkrova dekretin për njohjen nga ana e Federatës Ruse të Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë", tha Medvedev.
"Rusia u bën thirrje vendeve tjera që ta ndjekin shembullin e saj. Kjo nuk është një zgjedhje e lehtë, por është e vetmja e mundshme për t'i shpëtuar jetët e njerëzve", deklaroi Medvedev.
Gjeorgjia e ka dënuar hapin. Zëvëndës ministri i Jashtëm, Giga Bokeria e përshkroi njohjen e Rusisë si "aneksim të hapur" të territorit të Gjeorgjisë.
Franca, e cila e ndërmjetësoi armëpushimin ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë, shprehu keqardhje për hapin e Kremlinit.
"Ne konsiderojmë se ky është një vendim për të ardhur keq, dhe e e ripërsërisim përkushtimin tonë për integritetin territorial të Gjeorgjisë", tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme në Paris.
Më herët, presidenti amerikan, George Bush, ka kërkuar nga Rusia që ta respektojë integritetin territorial të Gjeorgjisë dhe të mos e njohë pavarësinë e rajoneve separatiste Osetia Jugore dhe Abkhazia.
Në një njoftim me shkrim, presidenti Bush tha se ishte "thellë i shqetësuar" nga thirrja që i është bërë presidentit Medvedev nga Parlamenti i Rusisë, për njohjen e këtyre dy rajoneve.
Para njoftimit për njohjen e dy rajoneve separatiste nga ana e Moskës, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se "njohja e Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë nuk është konform ligjit ndërkombëtar".
Dje, dy dhomat e parlamentit rus, Këshilli i Federatës dhe Duma shtetërore njëzërit votuan për t'i bërë thirrje presidentit rus Dmitry Medvedev që të njohë pavarësinë e këtyre rajoneve.
Në fillim të këtij muaji, Gjeorgjia dhe Rusia zhvilluan një luftë të shkurtër në rajonin separatist të Osetisë së Jugut pasi Gjeorgjia pat dërguar forca për ta rrimarrë kontrollin e krahinës. Rusia u kundërpërgjigj me sulm masovik nga toka, ajri dhe deti.